--- LAJME FLASH NGA VLORA --- - Zgjedhjet vendore ka gjasa te zhvillohen me daten 8 maj te vitit 2011. Kreu i shtetit do te dekretoje daten e zgjedhjeve te ardhshme lokale javen e pare te muajit shtator. Gushti do te jete muaj pushimi, ndersa pergatitjet serioze per fushaten elektorale per kreret bashkiake do te nisin ne shtator. - - Dy subjekte te prodhimit te ujit te pijshem ne Vlore jane bllokuar nga Inspektoriati Ushqimor. Subjektit Llogara dhe Sorkadhja u mungonte dokumentacioni teknik, subjekti nuk ishte i licencuar si subjekt prodhues. Gjithashtu eshte kryer edhe inspektimi i dy tregjeve kryesore siç eshte tregu ushqimor ambulant dhe tregu i tregtimit te produkteve te Akuakultures. - - Zyrat e Aplikimit per karta dhe pasaporta te hapura edhe ne fundjave. Aleat njofton se do te zgjatet orari i aplikimeve nga 08:00 deri ne 19:00. Masat per orare te zgjatura deri ne fundjave vijne pas fluksit te madh te emigranteve ne muajin gusht. - - Flamurtari i Vlores ka zhvilluar nje ndeshje miqesore me Skenderbeun, ne stadiuimin e Pogradecit. Kjo ndeshje u zhvillua ne perfundim te fazes pergatitore qe Flamurtari zhvilloi ne Oher te Maqedonise. Kampionati do te startoje me 21 gusht me nje ndeshje te veshtire. Flamurtari perballe do te kete Dinamon. - - Autobuzet e rinj te transportit publik urban te shoqerise Urban Trans Vlora, vec shtimit te linjave kane rritur edhe cilesine e sherbimit ndaj qytetareve. Sipas kreut te shoqerise Urbane, ky shqetesim do te marre zgjídhje brenda javes qe vjen. -